“Nuk jetojnë të gjithë vetëm me bukë ”, Ervin Bushati: Produktet e tjera nuk janë rritur

TIRANË

Ervin Bushati flet me shumë optimizëm për ekonominë, teksa duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rritjen e çmimeve të shportës së ushqimeve, mohon se janë rritur të gjitha çmimet. I ftuar në News24, Bushati tha se është e vërtetë që në botë janë rritur çmimet e ushqimeve me 60%, për arsye të bllokimeve, logjistikës e transportit prej COVID-it, është rritur dhe energjia gati me 30-40%, nafta dhe gazi shumë në Europë, por se në Shqipëri është rritur vetëm çmimi i miellit. Ai shton se me gjithë respektin nuk jetojnë të gjithë vetëm me bukë dhe se inflacioni është 2.4%.

Sa i përket situatës në PD, përplasjeve Berisha-Basha, ai shprehet se nuk e favorizon qeverisjen e PS, por se kjo e fundit e ka sfidën me qytetarët. Ai thekson se parti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forcë e dytë politike. Sa i përket lëvizjes së Berishës, ai mendon se ai e ka kryer ciklin, dhe për të ndoshta dhe Basha.

Kur ju dëgjon në fakt duket një periudhë e artë, nga ana tjetër besoj i keni dëgjuar dhe të gjitha shifrat që vijnë nga opozita për rritjen e ekonomisë. Dakord, ju i referoheni INSTAT, periudhës së caktuar, por opozita shpreh krejt të kundërtën për ekonominë, sidomos një çështje debati janë dhe produktet e shportës, se sa e vështirë është bërë jeta për qytetarët…
Politika ka një takim me të vërtetën të paktën një herë në katër vite dhe ne e pamë jo më larg se para disa muajsh. E vërteta në politikë ishte ajo që ne kemi kërkuar dhe u mandatuam për një mandat të tretë. Jemi më të vërtetë. Shifrat e INSTAT janë shumë të sakta, shifrat e Bankës së Shqipërisë janë shumë të sakta, nuk i manipulon dot sepse i bie në fund të ditës të manipuloje dhe paranë në treg, lekun. Leku as nuk ka rënë, as nuk është ngritur me euron. Nuk e mban dot ekonominë me shifra të rreme sepse dështon. Nuk e mbajtur dot Anglia paundin dhe stërlinën angleze, aq më tepër BSH apo qeveria shqiptare. Shifrat janë të sakta, janë ato nuk ka diskutim për këtë.

Të vijmë tek çmimet e shportës. Është e vërtetë që në botë janë rritur çmimet e ushqimeve me 60%, është një rritje shumë e madhe. Për arsye të bllokimeve, logjistikës e transportit prej COVID-it, për shumë arsye të ndryshme. Është rritur dhe energjia gati me 30-40%, nafta dhe gazi shumë në Europë. Të gjitha këto bëjnë që struktura e çmimeve të rritet. Në Shqipëri është rritur çmimi i miellit. Mielli tregtohet në bursë, nuk është rritur aq shumë sa mund të jetë rritur në vende të tjera, e kuptoj që është një diskutim që bëhet dhe që merret si referencë, por ndërkohë që çmimet dhe inflacioni në Shqipëri është rritur vetëm 2.4%. Mund të jetë rritur një produkt. Me gjithë respektin nuk jetojnë të gjithë vetëm me bukë tani dhe nuk është vetëm…Çmimet e tjera nuk janë rritur. Produktet bujqësore, kemi në krahun tjetër bujqit dhe fermerët dhe tregtarët që thonë se çmimet janë shumë të ulëta dhe nuk na del. Nuk janë rritur të gjitha çmimet, 2.4% është inflacioni.

Të Fundit