“Nuk gjej dot se çfarë është LSI-ja”- Taulant Balla: Lulzim Bashën edhe kur e pyet sa është ora…

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla zhvilloi sot takime me një grup qytetarësh në Rajonin Nr.1 të qytetit, të cilët janë larguar nga LSI-ja për t’ju bashkuar Partisë Socialiste. “LSI nuk është fare parti e majtë”, u shpreh Taulant Balla gjatë fjalës së mbajtur

LSI nuk është as e majtë dhe as e djathtë, unë nuk e di çfarë është, nuk gjej dot një definicion të qartë se çfarë është. SHPK thoshte Lulzim Basha para ca kohësh. Mund të jetë edhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara. E përgëzoj Altinin dhe shumë djem e vajza, gra dhe burra këtu Elbasan, të cilët kanë vendosur që të kontributin e tyre politik për vendin ta japin tek Partia Socialiste dhe të mos vazhdojnë të jenë më pjesë e LSI, sepse LSI-ja nuk mund ti japi më asgjë këtij vendi dhe nuk ka asnjë dyshim që do ta çojmë për skrap LSI në kuptimin politik të fjalës, për ta çliruar dhe shprehjen hajt se LSI është parti e majtë. Jo LSI nuk është fare parti e majtë”, deklaroi Balla.

Postimi i Taulant Ballës:

Në Rajonin 1, Elbasan – Mirëpresim kontribute të reja në forcën politike progresiste më të madhe në vend – Partia Socialiste , e cila shtohet dita-ditës, e që udhëheq aleancën e njerëzve të thjeshtë e të zakonshëm. Lulzim Basha i tradhëtoi demokratët kur premtoi se “do ta çonte LSI-në për skrap”. Sepse Luli gjithmonë gënjen, edhe kur e pyet sa është ora

Të Fundit