“Nuk është per ne” drejtoresha përjashton nga shkolla fëmijen me aftësi të kufizuara

Ndodhemi në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Mihal Nako”, në Fier-Seman,për një denoncim.Rivier Belliu, mësues në këtë shkollë, denoncon largimin nga shkolla të një nxënësi me aftësi të kufizuara. Emiljano Lici, qershorin e kaluar mbushi 18 vjec dhe nisi vitin shkollor në shtator, por në 27 tetor e larguan, duke thënë, se kishte mbushur moshën. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara në shkolla të specializuara, regjistrohen nga mosha 6-10 vjec dhe qëndrojnë deri në 19 vjec. Edhe në shkollat normale duhet të bëhet e njejta gjë, pasi mësimi bëhet përmes mësuesit ndihmës. Por mësuesi thotë, se e largojnë nxënësin, për të hequr atë, për arsye politike.

Rivier Belliu thotë, se Emiljano Lici është nxënës shumë i dashur me sindromën doën dhe epilepsi. Ai është jetim dhe jeton me babain dhe vëllain e sëmurë.Babi i Emiljanos në këto kushte, kërkon që i biri të kthehet në shkollë, pasi nuk ka asnjë mundësi ta cojë në shkollën speciale në Fier.

Për problemin e nxënësit me aftësi të kufizuara Emiljano Lici komunikojmë me titullaren e shkollës, e cila justifikohet, se ka zbatuar udhëzimin per kriterin e moshës.Por ajo nuk di të thotë, se pse e pranoi Emiljanon dhe më pas e përjashtoi nga shkolla, pasi kishte filluar viti.Drejtori i ZA Divjakë, Llazar Stase thotë, se problemi u kap me vonesë dhe fajin e ka drejtoresha e shkollës.

Stase thotë, se djali u largua për sjellje agresive, ndërkohë që punonjësja sociale e shkollës dhe e njësisë, sqaron, se këto dy muaj kanë ardhur ankesat për djalin dhe jo më parë.

Të Fundit