Njohja e patentave shqiptare nga Italia, Rama flet për marrëveshjen: Hapi tjetër, njohja e pensioneve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të marrëveshjes me Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimi të automjeteve.

Në një mesazh në Facebook, Rama shkruan se nga sot patentat shqiptare do njihen si dokument zyrtar në Itali.

Kreu i qeverisë shtoi më tej se hapi i radhes është njohje e pensioneve mes dy vendeve.

“U tha u bë! Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali.

Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë”, u shpreh Rama.

Të Fundit