Njeriu me i pasur në botë Jeff Bezos reagon pasi e dashura e tij dhe DiCaprio nuk po i hiqnin sytë nga njëri-tjetri (VIDEO)

Jeff Bezos ka reaguar pasi e dashura e tij dhe aktori Leonardo DiCaprio nuk mund t’i hiqnin sytë nga njëri-tjetri të shtunën në Gala Art+Film.

Teksa postoi një foto krahë një tabele ku shkruante “Kujdes! Reliev i pjerrët.”, Bezos ftoi Leon në atë vend për t’i treguar “diçka”: “Leo, hajde këtu, dua të të tregoj diçka…”.

Tweet-i i Bezos erdhi si një përgjigje pasi Barstool Sports postoi një video ku e dashura e Bezos, Lauren Sanchez po fliste me aktorin DiCaprio të shtunën në Gala Art+Film.

Në video, Sanchez ishte duke parë në sy DiCaprion ndërsa ai po fliste me të dhe Bezos.

“Leo është zotëria që të vjedh të dashurën”, ka shkruar Barstool krahas videos, e postuar fillimisht nga Marc Malkin i Variety në Twitterin e tij.

Njerëz të ndryshëm në rrjetet sociale ripublikuan videon duke bërë ironi mbi miliardat e Bezos dhe si e dashura e tij ishte duke parë dikë tjetër me po aq “dashuri”.

Rregulli numër 1 është të mos prezantoni kurrë të dashurën tuaj me Leo DiCaprio,” shkruante dikush në Twitter.

Bezos dhe Sanchez bënë lidhjen e tyre publike për herë të parë në janar të 2019, menjëherë pasi miliarderi deklaroi ndarjen nga gruaja e tij prej 25 vitesh, MacKenzie Scott.

Të Fundit