“Një projekt i gjatë”, Rama: Do të fillojë puna për hekurudhën Tiranë- Durrës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Ai ka përmendur se është e nevojshme një infrastrukturë e mirë dhe kjo do të nxiste më tepër bashkëpunimin midis vendeve por edhe tregtinë.

Ndër të tjera Rama është shprehur se është gati tashmë për të nisur punën per hekurudhën Tiranë- Durrës.

“Ne mund të kemi infrastrukturën me të mirë, por nëse nuk kemi një qarkullim nuk maksimizojmë çfarë investojmë. Çdo rrugë, çdo segment hekurudhor, çdo segment digjital në një rrjet të ndërlidhur të energjisë nuk mund të ndërtohet në mënyrë të fragmentarizuar dhe nuk mund të ndahet nga tjetri.

Për t’ju informuar ne duam të nxisim përpara korridorin Adriatiko-Jonian, dhe jemi të angazhuar në një ushtri solo ndërkohë që vitet kalojne dhe projekti është larg së qeni gati sa i përket përshirjes së vendeve Shqipëri, Mal i Zi dhe Maqedoni e Veriut.

Për këtë ne jemi përgatitur seriozisht për një investimi i cili duhet të siguroj financim përmes kontratave të drejtëpërdrejta.

Ne jemi tashmë duke parë të fillojmë punën për hekurudhën Tiranë- Durrës, një proces i gjatë por edhe më shumë se sa kaq, me BERZH për arsyje që nuk janë të lehta për tu kuptuar.

Megjithatë në fund gjërat janë në rregull dhe mund të fillojnë. “- tha Rama.

Të Fundit