Një litër vaji deri në 519 lekë, qytetarët: Po blejmë më pak – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Një litër vaji deri në 519 lekë, qytetarët: Po blejmë më pak

400 lekë 1 litër vaj. Prej ditësh ky çmim nuk habit më qytetarët e Tiranës nëse shohin të afishuar në raftet ku tregtohet ky produkt.

Në varësi të llojit të vajit dhe cilësisë të tij çmimet varjojnë nga 339 deri në 439 lekë. Por, në disa markete ka edhe çmime akoma më të larta. Ky vaj misri kushton 519 lekë litri.

“Çmimet janë shumë të larta, nuk i përballojmë dot. Kam blerë vetëm miell. Sot nuk mund të blija dot djathë, as portokalle”, shprehet një qytetare.

“Sheqeri, vaji dhe mielli është shumë i shtrenjtë në çdo supermarket”, tha një tjetër qytetare.

Me të njëjtën rritje çmimesh përballen konsumatorët edhe për produktet e tjera ushqimore që janë bazike për tryezat tona. Kështu qumështi pavarësisht kompanive që e përpunojnë, çmimi është rritur dhe varion nga 180 deri 360 lekë për litër.

E njëjta gjë ndodh me vezën, çmimi i së cilës është rritur mesatarisht me 10 lekë.

Ndryshim të lartë kanë pësuar dhe produktet e tjera si oriz, makarona, sheqer. Qytetarët na thonë se janë të detyruar të heqin nga lista disa produkte ose t’i blejnë ato në një sasi më të vogël.

“Unë e kam rrogën 300 mijë lekë dhe shumë gjëra nuk i ble dot. Po marr këtë mollën me 500, për një vajë nuk ble më. Kam 2 muaj që nuk kam blerë mish”, tregoi një qytetare.

Shitësit në pikat e ndryshme tregtare thonë që prej disa ditësh janë njoftuar nga furnizuesit se çmimet e produkteve pritet të rriten nga dita në ditë.

A mjafton vetëm Bordi për Kontrollin e Çmimeve të Shitjes Produkteve të shportës i ngritur ditën e djeshme për ta frenuar këtë rritje çmimesh dhe koston që do të rëndojë mbi qytetarët?/EuronewsAlbania

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *