Një ketër lë pa energji elektrike 10 mijë banorë – Stop
Bota, Të Gjitha

Një ketër lë pa energji elektrike 10 mijë banorë

10 mijë banorë në Virxhinia ngelën pa energji elektrike të mërkurën, kur një ketër hyri në një nënstacion.

Dy shkolla mbetën gjithashtu pa energji, raportoi WVEC-TV .

Bonita Harris, një zëdhënëse e Dominion Energy, tha në një postim në Twitter se rryma iku rreth orës 8:45 të mëngjesit.

 

Zyrtarët e Dominion prisnin që energjia të rikthehej nga ora 11:00 deri në orën 14:00, por ekuipazhet ishin në gjendje të rifitonin energjinë për rreth gjysmën e njerëzve në zonat e prekura menjëherë pasi u fikën dritat, raportoi WAVY-TV .

Harris tha se energjia u rivendos pas 69 minutash, pasi kompania e energjisë ridrejtoi shumicën e klientëve të saj në qarqe alternative.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *