Nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë

Këtë të diel ka nisur puna për hapjen e tunelit të Llogarasë, një investim që synon të shmangë, Qafën e Llogarasë.

Segmenti ekzistues zgjat mbi 50 minuta ndërsa për ta përshkuar përmes tunelit pritet të zgjatë vetëm 7 deri në 10 minuta.

Ishte kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku që inspektuan nisjen e punimeve.

Në fjalën e saj Balluku, u shpreh se ky projekt synon të sjellë zhvillim më të madh ekonomik dhe turistik të zonës.

“Është dita kur një ëndërr e kahershme bëhet realitet duke hapur një perspektivë të re për zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës”, u shpreh znj. Balluku.

Sipas kryeministrit ky projekt ka tre dekada që fle në sirtarë, por që me finalizimin e tij, do të rrisë më shumë vlerën e pronave, do të sjellë turistë të nivelit “A”, dhe do t’i japë më shumë frymëmarrje bujqësisë dhe blegtorisë.

“Një vepër madhore, e cila ngre në një nivel tjetër rrjetin infrastrukturor të vendit, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit në bregdetin jonian dhe rritur cilësisht sigurinë për të gjithë udhëtarët vendas e të huaj, në mbështetje të zhvillimit të mëtejshëm turistik të Shqipërisë”, tha z. Rama.

Të Fundit