Nis vaksinimi/ Kryeministri Rama dhe shefja e Infektivit marrin dozën e dytë të vaksinës kundër Covid – Stop
Lajme, Të Gjitha

Nis vaksinimi/ Kryeministri Rama dhe shefja e Infektivit marrin dozën e dytë të vaksinës kundër Covid

TIRANË
Ka nisur procesi i vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo janë të parët.
Ndërkohë para nisjes së procedurës, Rama është pyetur nga infermieret nëse ka pasur ndonjë shqetësim apo efekt negativ nga vaksina e parë dhe është përgjigjur ‘zero’.

“#ShqipëriaBuzëqesh
Stadiumi Air Albania – Cikli i dytë i vaksinimit për mjekët e infermierët e vijës së parë
Nis edhe cikli i parë për mbi 1000 të tjerë me dozat e reja, ndërkohë që në bazë të kontratës me Pfizer parashikohet nisja e vaksinimit brenda shkurtit për mijëra bluza të bardha
#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama në “Facebook”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *