Nis sot mësimi në zonat e prekura nga tërmeti. 15 mijë nxënës transferohen – Stop
Të Gjitha

Nis sot mësimi në zonat e prekura nga tërmeti. 15 mijë nxënës transferohen

Sot ka nisur procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Pas një ndërprerje gati dy-javore, nxënësit në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin, janë ulur sot në bankat e shkollës. Nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter u dëmtuan rëndë 30 shkolla, të cilat kanë dalë jashtë funksionit, ndërkohë që 15 mijë nxënës të këtyre institucioneve do u mundësohet transferimi nëpër vende të tjera.

Ndërkohë, në disa shkolla të tjera pati dëmtime të lehta. Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish dhe la pas qindra të plagosur si dhe shumë banesa të shkatërruara.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *