Ngritja e bordit për karburantin, Rama: Asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjes e sotëm me një tjetër reagim për çmimet e karburanteve.

Në në postim rrjetin social “Facebook”, Rama kujton se sot ngrihet Bordit Kombëtar i Administrimit të Karburantit.

Sipas kreut të qeverisë çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve.

“MIRËMËNGJES  dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Të Fundit