Ngrihet Komisioni për fëmijët e dëshmorëve, Manastirliu: Do marrin pagën e prindit

Sot është konstituar Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, duke i hapur rrugë zbatimit të ligjit për mbështetjen me paketën e plotë për fëmijët të “Dëshmorëve të Atdheut”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj tha se kjo është një tjetër dëshmi e angazhimeve të qeverisë shqiptare për ta bërë këtë vit, vitin e fëmijëve.

Duke folur për përfitimet që garanton ligji i ri, Manastirliu tha se ky ligj garanton një paketë të plotë përfitimesh duke nisur nga mbështetja financiare me pagën e prindit që ka humbur jetën në krye të detyrës pikërisht duke e përfituar deri në moshën 25 vjeçare nëse vazhdon edhe shkollën e lartë.

Ashtu sikurse ne të gjithë e dimë ka qenë një angazhim i vetë Kryeministrit Rama për inicimin e këtij ligji kaq të rëndësishëm, i cili mbron fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët e atyre të cilët kanë dhënë jetën në shërbim të tjetrit, kanë sakrifikuar jetën e tyre për ata të cilët kanë pasur afër dhe për t’i shpëtuar ata. Ashtu sikurse janë policët, mjekët, infermierët dhe të gjithë ata të cilët kanë marrë apo kanë përfituar statusin ‘Dëshmor i Atdheut’, por që deri më sot përfitimet kanë qenë të kufizuara përsa i përket fëmijëve.

Ky ligj garanton një paketë të plotë përfitimesh duke nisur nga mbështetja financiare me pagën e prindit që ka humbur jetën në krye të detyrës pikërisht duke e përfituar deri në moshën 25 vjeçare nëse vazhdon edhe shkollën e lartë. Është një hap përpara në të gjitha politikat tona për mbështetjen e fëmijëve pa kujdes prindëror. Fakti që ne sot jemi këtu dhe miratojmë të gjithë paketën e instrumentave për ta bërë realitet sa më shpejt të jetë e mundur këtë ligj, tregon edhe një herë angazhimin dhe zbatimin e atyre premtimeve që ne kemi dhënë.

Manastirliu bëri me dije që në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të dalë njoftimi për thirrje për aplikim për të gjithë ata të cilët janë përfitues nga ky ligj, duke theksuar se aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë vitit

Të Fundit