Ngjarje tronditëse në Korçë, nëna lind fëmijën dhe e fut në valixhe, foshnja ndërron jetë

Horror në Korçë! Një nënë pasi ka lindur, ka futur të porsalindurin në një valixhe, dhe më pas ai ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.15.

Mësohet se nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo e ka lindur fëmijën në shtëpi dhe më pas e ka futur në një valixhe.

Fëmija pasi është gjetur është çuar në morg për autopsi. Foshnjen e ka gjetur të vdekur në banesë bashkëshorti, i cili kishte ardhur nga emigracioni një ditë më parë. Bashkëshorti i ka thënë policisë që kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij.

Të Fundit