Ngjarje tragjike/ Refuzoi të dilte në takim, 20-vjeçari masakron me thikë kolegen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Florida. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një djalë ka masakruar me thikë kolegen e tij, pasi kjo e fundit refuzoi për të dalë me atë në takim.

Sipas mediave të huaja, 20-vjeçari ka sulmuar me thikë kolegen e tij Delfina Pan, ndërsa sulmi ndodhi në shtëpinë e kësaj të fundit.

Mariani dhe Pan, të cilët të dy raportohet se janë argjentinas, kanë punuar së bashku në restorantin Kansas Bar and Grill dhe mësohet se ajo i ka refuzuar vazhdimisht kërkesat e tij për të dalë në një takim.

Pas kësaj ngjarje të rëndë i riu është munduar të vetëvritet. Të dy janë dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital , por vajza nuk ka arritur të shpëtonte, duke humbur kështu jetën.

Të Fundit