Ngjarje e rëndë/ Avioni privat bie në mes të fshatit, humbin jetën 2 persona.

Një avion privat është rrëzuar në një fshat grek.

 

Mediat helene bëjnë të ditur, se avioni është rrëzuar si pasojë e një problem në motor, ku si pasojë, dy persona ka ndërruar jetë.

Avioni ka rënë në fshatin Haria, e cila përkon jo shumë larg me vendin ku banonte një nga viktimat. Sapo kanë dëgjuar përplasjen, banorët janë drejtuar menjëherë për të dhënë ndihmën e parë.

Ata e kanë gjetur avionin në flakë, ndërsa nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shpëtimin e dy personave në bord.

Policia aktualisht është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë se si ndodhi aksidenti.

Të Fundit