Ngjarja në Velipojë, Braçe: Koha që shteti të marrë atë që është e tij

Zëvendës kryeministri Erion Braçe, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në mbrëmje në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Braçe shprehet se prej 30 vitesh është thënë se privati e menaxhon më mirë atë që është e shtetit, por sipas tij e vetmja gjë që ka ndodhur është vetëm shkatërrim, ndërtime pa leje, çmime luksi duke u bërë zot me bregun e shtetit.

Sipas Braçes, tashmë është koha që shteti të marrë atë që i takon, atë që është publike dhe ta menaxhojë në mënyrë që t’i shërbejë qytetarët vendas dhe të huaj si kudo.

Po ashtu Braçe thekson se beteja me armët i përket institucioneve duke filluar nga Policia tek Prokuroria e Gjykata, ndërsa shton se ligjet janë aty, madje sipas tij edhe të ashpra.

Së fundi ai përmend edhe reagimet e Kreut të Opozitës Lulzim Basha dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, të cilat i ironizon duke u shprehur se janë pjesë e urrejtjes dhe grabitjes kombëtare dhe gjithçkaje publike, duke filluar në Qerret për të vazhduar më pas grabitjen sipas tij në Hamallaj dhe Lalëz. Sipas tij sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bëjnë dot gjyq.

Reagimi i plotë:

30 VITE QE NA MBYTEN ME:

PRIVATI E MENAXHON ME MIRE ATE QE ESHTE E SHTETIT!

Keshtu thone per tokat shteterore,

keshtu thone per kullotat, keshtu thone per pyjet,

keshtu thone per ujrat, keshtu thone per bregun,

keshtu thone per detet e liqenet, lumenjte;

Keshtu thane per fabrikat dhe i shkaterruan,

keshtu thane per hidrocentralet dhe i shiten,

keshtu thane per ndermarrjet bujqesore, serat ne to dhe

i rrafshuan, keshtu thane per bregdetin dhe e mbollen me ndertime pa leje, vazhdojne akoma;

Keshtu thane edhe per plazhet dhe

thjesht i zaptojne duke treguar forcen me shtetin e njeri tjetrin;

Edhe kur i marrin me leje i vene cmimin e luksit nje cadre apo pa turp ja shesin te tjereve duke bere si zot me bregun e shtetit!

TANI ESHTE KOHA QE SHTETI TE MARRE ATE QE KUDO NE BOTE ESHTE E SHTETIT, ATE QE ESHTE PUBLIKE,

TA MENAXHOJE NE NJE MENYRE, E VETMJA:

TE SHERBEJE PER QYTETARET,

VENDAS E TE HUAJ, SI KUDO!

Pjesa tjeter ka te bej me ate qe thashe dy muaj te shkuar;

BETEJA ME ARMET DHE TE ZOTET ESHTE CESHTJE VULLNETI E INSTITUCIONEVE NGA POLICIA TEK PROKURORIA E GJYKATA; LIGJI ESHTE, I ASHPER MADJE!

Nderkohe, lexova postimet e dy udheheqesve te larte qe jetojne brenda ketij realiteti, madje jane mbreter te tij;

JANE PJESE E URREJTJES DHE GRABITJES KOMBETARE NDAJ GJITHCKAJE PUBLIKE,

NE FILLIM NE QERRET E TANI NGA HAMALLAJ NE LALEZ!

Sarajet e tyre flasin dhe nga sarajet e tyre nuk bejne dot gjyq!

Të Fundit