Ngjarja në Himarë, Rama: Ndëshkim ekstrem për drejtuesin e skafit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku ditën e sotme në Himarë u përplas për vdekje me skaf një vajzë 7-vjeçe.

Rama kërkon nga drejtësia ndëshkim ekstrem për Arjan Tasen, i cili ishte personi që drejtonte skafin.

Reagimi i Ramës

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!

Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!

Të Fundit