Ngacmonte seksualisht nxënësin ne “Snapchat” arrestohet mësuesja, dënohet me…

Një mësuese e martuar, nga Buckinghamshire i Britanisë së Madhe, është dënuar me 6 vite e dy muaj burg, nga një gjykatë e vendit, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënësin e saj 15-vjeçar.

Mësuesja e identifikuar si Kandice Barber, 35-vjeçe, dyshohet se i ka shkruar të miturit në platformën online “Snapchat”, ku i dërgonte djalit mesazhe erotike, e më pas, i kërkoi që të kryenin marrëdhënie seksuale. Sipas mediave të huaja, mësuesja i dërgonte sistematikisht djalit foto ku shfaqej e zhveshur.

Po ashtu, ata shkruajnë se Barber, ka kërcënuar djalin të fshijë të gjithë mesazhet në “Snapchat”, në mënyrë që të mos ekzistonte asnjë provë.

Mësuesja tanimë është dënuar dhe mbi të rëndojnë disa akuza, ku përfshihen shfrytëzimi i postit dhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Të Fundit