Nga 1 shtatori ndryshon ora policore, masat e reja që mori Komiteti i Ekspertëve

Duke filluar nga data 1 shtator ora policore do të ndryshojë nga 06:00-00:00 në 06:00-23:00.

Në mbledhjen e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije se gjithashtu do të ndryshojnë dhe masat në kufi për çdo qytetar që hynë në Shqipëri.

Të gjithë qytetarët qoftë rezident shqiptarë, tranzit, apo për turizëm duhet të paraqesin në kufi pasaportë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orëve ose provë kalimi të SARS-COV-2. Në rast se qytetari nuk ka asnjë nga dëshmitë e lartpërmendura atëherë ai duhet të izolohet për 10 ditë.

“Ora policore nga 1 shtatori deri ne orën 23:00. Qytetarët që hyjnë në Shqipëri: Të paraqesin pasaportën e vaksinimit, testin PCR negativ brenda 72 orëve, provë të kalimit të SARS-COV-2. Kjo është e vlefshme dhe për ata që kalojnë tranzit në Shqipëri.

Qytetarët shqiptar rezidentë në Shqipëri që nuk ka një nga dëshmitë e përmendura duhet të izolohen për 10 ditë.

Rekomandimin e vaksinimit të detyrimit për këto grupe:

Stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.

Deri në 30 shtator të dorëzojnë dokumentin e vaksinimit.

Pas kësaj date do të kërkohet për ata që nuk e kanë të dorëzojnë testin PCR dhe përjashtim do të bëhet për ata që nuk u lejohet të kryejnë vaksinën.”

Të Fundit