Netflix mënyrë e re komunikimi mes grupeve kriminale, eksperti: Policia të hapë sytë

Profesori i kriminologjisë Ervin Karamuço, ka ndarë në rrjetet sociale një tjetër mënyrë të komunikimit mes atyre që ai i quan grupe keqbërëse. Duke paralajmëruar policinë për këtë metodë të re, Karamuço shprehet se pikërisht përmes Netflix, po bëehet komod komunikimi i personave në vende të ndryshme të botës.

“Policia e Shtetit të hapë sytë. Studimet e reja mbi taktikat kriminale kanë përfshirë edhe Netflix në llogaritë e komunikimit midis grupeve keqbërëse. Logove të një llogarie në Netflix nuk ju shkruhen emrat, por mesazhet e banditëve. Njëri në Ekuador, tjetri në Hollandë dhe i fundit në Tiranë janë shumë komod të komunikojnë pa u pikasur fare”, shkruan Karamuço.

Të Fundit