Nënkryetari i Sindikatës së Mësuesve: Nuk jemi paguar për orët shtesë në shtator

Nënkryetari i Sindikates së Mësuesve, Isa Halilaj u shpreh për Euronews Albania se mësuesit nuk janë paguar për orët përsëritëse në fillim të muajit shtator, edhe pse pati një premtim nga ana e ministres së Arsimit.

Z. Haliaj theksoi se orët suplememtare paguhen 250 lekë, kur në fakt duhet të paguheshin mbi 800 lekë.

Për premtimin e qeverisë për rritjen e rrogës, z. Haliaj tha se mësuesit janë ende të paqartë nëse do të ketë një rritje të pozicionit apo rritje totale.

“Pritet që rritet në muajin korrik të vitit të ardhshëm, edhe sikur të jetë rritje 6% të rrogës, është vetëm indeksim i pagës së inflacionit dhe nuk kemi një rritje reale të rrogës”, tha ai.

Të Fundit