Ne vit te dyte, pa marre bursen e te parit, stop zhbllokon parate – Stop – 18 Dhjetor 2020

Shumë familje shqiptare nuk kanë mundësi ekonomike, që fëmijët e tyre të vazhdojnë studimet. Në rastet, kur ata përmbushin kriteret, bursa e plotë, qoftë edhe gjysmë bursa, u heq një barrë të shpenzimeve. Edhe z.Ardian Reçi, nga Kurbini, tregon, se nuk ka mundësi që djali i tij, sot në vitin e dytë te Shkolla e Ndërtimit “Karl Gega” Tiranë, të ndjekë studimet.Ai ankohet, se nuk po mundet dot që të marrë shumën e lekëve për gjysmë bursën e vitit të parë, rreth 400 mijë lekë të vjetra, akorduar nga Bashkia Kurbin.Fondi jepet nga Ministria e Arsimit, pasi shkolla në bashkëpunim me Drejtorinë e Menaxhimit Financiar Bashkia Tiranë, konfirmojnë ose zyrtarizojnë procedurat e dokumentave.Punonjësja e shkollës, thotë, se kjo është një cështje, që nuk varet nga shkolla. Por vetëm pak ditë pas këmbënguljes së gazetarit të Stop, Ardiani tregon, se një punonjëse e Bashkisë Tiranë, e ka marrë në telefon, duke i komunikuar se mund të tërheqë lekët e bursës së djalit, pranë postës qëndrore. Dhe kjo, pas 8 muajsh luftë me institucionet.

Të Fundit