“Ne si LSI e kemi prioritet rininë”, Kryemadhi: Jemi partia që e mbajmë fjalën për atë që themi!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bashkëbiseduar sot me votuesit për herë të parë në Njësinë nr. 1 në Tiranë me të cilët ka ndarë edhe programin e forcës politike që drejton.

Ajo u shpreh se LSI-ja është forca që ka prioritet rininë dhe se e mban gjithmonë fjalën e dhënë.

“Ne si LSI e kemi prioritet rininë, jo vetëm këtë radhë, por e kemi pasur gjithmonë. Ne jemi një parti që e mbajmë fjalën për atë që themi. Dhe nuk e kemi pasur mundësinë për të qenë vendimmarrës le të themi në politikë, por jam e bindur që 25 prilli do t’ia japë shansin Erisës, Floidës e shumë të rinjve dhe të rejave, për të qenë ata vendimmarrës.

Të mbash fjalën, do të thotë tu japësh njerëzve mundësi, duke krijuar hapësira dhe politika të mira për ta. Asnjëri nga këto këtu nuk është as fëmija, as kushërira e Monikës, pjesa më e madhe janë fëmijë intelektualësh në Tiranë, të cilët kanë arritur çdo gjë me meritë”.

Ndër të tjera, Kryemadhi u shpreh: “Programi ynë na ka krijuar një avantazh shumë të madh me thënë të drejtën më njerëzit. Sigurisht që komunikimi mediatik ndoshta është më i vështirë për ta kuptuar njerëzit, por komunikimi me njerëzit ballë për ballë, që është një mentalitet i domosdoshëm, është një nga pikat kryesore që ne e bëjmë më të zbatueshëm dhe më të prekshëm programin tonë.

Përpara se të vija këtu unë isha me disa gra dhe vajza që banojnë te Njësia.5 pranë stadiumit ‘Dinamo’. Pjesa më e madhe e tyre ishin të punësuara në biznese private, edhe pse takova Andjan, studente e Ekselencës e Fakultetit Ekonomik, e cila edhe pse fitonte në provimet e administratës publike, asnjëherë nuk e merrnin që të punonte për shkak të bindjeve të saj politike. Ajo socialiste ishte, prindërit e saj kishin votuar gjithë jetën për PS-në, por mesa duket nuk ishte trendy si këto të Rilindjes dhe nuk ia hapnin rrugën.

Ajo jo vetëm që e kishte lexuar programin tonë, por edhe e kishte mirëkuptuar dhe kur ne diskutuam teksa flisnim për projektin ‘Nga bebja në bebe’, me gra të moshës sime apo me gjyshe pensioniste, për ta nuk kishte në një farë mënyre kuptim, por kur flasim për të ardhmen e fëmijëve, sigurisht që angazhimi ynë është maksimal.
Pjesa më e madhe e juaj, e rinisë shqiptare, pasi nuk e themi ne, por e thonë shumë studime të ndryshme, duan të largohen nga vendi për shkak të mungesës së punësimit, për shkak të mungesës së një pune të mirë paguar, për shkak edhe të klimës agresive, acide ndaj të rinjve dhe të rejave, për shkak të dhunës psikologjike që ushtrohet ndaj brezit të ri.

Dhe një nga pikat kryesore që ne kemi, 5 prioritetet tona që janë të realizueshme në 5 muaj, fokusohen në fakt e gjitha te rinia. Fokusohet te rimbursimi i shpenzimeve të qytetarëve 5 për qind. Ky do të sjellë një efekt të menjëhershëm në buxhetin e familjeve shqiptare. Dhe projekti ‘Nga bebja në bebe’ ka të bëjë me vizionin e një kombi për tu populluar, për të ulur moshën mesatare, por edhe për ta rinuar popullsinë shqiptare janë dy ekstremet e pesë prioriteteve tona, të cilat përfshihen në një kosto zero në buxhetin e shtetit, përkundrazi rrisin të ardhurat në buxhet por edhe në xhepin e shqiptarëve dhe krijon një shpresë për të gjithë ju që sot jeni votues për herë të parë, por që nesër do të bëheni prindër.

Prandaj dhe ne ju kërkojmë ju votuesve për herë të parë që të angazhoheni jo thjesht me votën tuaj, por me angazhimin e politikave dhe të jeni gardianët e politikës, në mënyrë të tillë që politikanët dhe partitë politike të mos bëjnë më çfarë të duan, por të jenë të detyruar të jenë shërbëtore dinjitoze të qytetarëve, e sidomos të votuesve për herë të parë.

Të Fundit