Në pranverë nis ndërtimi i portit të ri,Rama: Monako do të na ketë frikë

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku bashkë me drejtuesin e kompanisë globale Emaar Group kanë inspektuar fazën e parë të punimeve për ndërtimin e Portit të Durrës.

Drejtuesi i kompanisë Emaar Group tha gjatë takimit me Ramën se pritet që punimet të nisin në pranverë, në fund të Marsit ose fillim të Prillit.

Mes të tjerash Rama u shpreh se ky do të jetë Porti më i bukur në Mesdhe, duke u shprehur se edhe “Monako duhet të na e ketë frikën”.

Rama: Monako duhet të na e ketë frikën!

Drejtuesi i kompanisë Emaar Group: Pse duhet të jetë me e mira Monako, pse mos të jemi ne më të mirët, nuk duhet të jemi të ndrojtur. Duhet ta bëjmë dhe do ta bëjmë.

Do ta nisim sa më shpejt, shpresojmë që ta nisim nga fundi i marsit, fillimi prillit.

Të Fundit