Në prag të sezonit turistik, qeveria jep 100 milionë lekë për turizmin: Shqipëria, destinacion mikpritës COVID-free

Qeveria shqiptare ka vendosur të shtojë një fond prej 100 milionë lekësh për programin “Zhvillimi i turizmit”, për të promovuar vendin në prag të sezonit turistik.

Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, ku me anë të këtij fondi pritet të realizohet promovimi i Shqipërisë në vendet ndërkombëtare, si një destinacion mikpritës “COVID FREE”.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa fondi prej 100 milionë lekësh do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit përcaktuar për këtë vit.

Të Fundit