Në moshën 101-vjeçare merr diplomën e shkollës së mesme

Pasi priti më shumë se 80 vjet, Merrill Pittman Cooper më në fund mori diplomën e shkollës së mesme.

Cooper, 101 vjeç, ndoqi Kolegjin Storer në Harpers Ferry, Virxhinia Perëndimore, nga viti 1934 deri në 1938, por e braktisi gjatë vitit të tij të fundit kur familja e tij u zhvendos në Filadelfia për arsye financiare, thanë në një deklaratë Jefferson County Schools.

Kolegji Storer u krijua në 1865 për t’u shërbyer skllevërve të sapo liruar në vazhdën e Luftës Civile, sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar të SHBA. Shkolla ishte një nga burimet e vetme arsimore për banorët me ngjyrë të Virxhinias Perëndimore. Ajo u shërbeu më shumë se 7,000 studentëve përpara se të mbyllej në mesin e viteve 1950. Në kolegj, Cooper studioi latinisht, biologji, histori, anglisht dhe matematikë.

Në vitin 2018 pas një karriere të gjatë dhe të vështirë në industrinë e transportit, Cooper vizitoi shkollën dhe shprehur keqardhjen që nuk kishte arritur të merrte diplomën. Pë ta ndihmuar që të realizonte ëndrrën e tij, familja bashkëpunoi me stafin lokal dhe partnerët shtetërorë, duke i mundësuar një ceremoni diplomimi.

Të Fundit