“Ne jemi delet që vemë firmat…” Denoncoi dietat, shefin e punësimit e heqin nga puna!

Jemi në qytetin e Pogradecit, pasi shefi i sektorit të Punësimit, Drini Xhemollari, denoncon faktin, se në 30 tetor kanë qenë në seminar në Gjirokastër zyra e Pogradecit dhe Drejtoria Rajonale. Në fakt zyrtarët qëndruan vetëm një natë dhe dieta nga zyra e Pogradecit, u mor vetëm për një natë. Por nga Drejtoria e Korcës, u bënë sikur kishin qëndruar dy netë, madje edhe për një punonjës, i cili nuk ishte fare prezent në seminar.Drini e ngriti problemin e dietave të falsifikuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme u dërgua auditi, i cili rezultoi, se nuk e kishte idenë e problematikës në fjalë.Drini tregon, se auditimi propozoi, që t’i jepej një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga puna për tejkalim kompetencash, pasi ka dërguar problematika në Drejtoriën e përgjithshme, ndërkohë nga Drejtoria Rajonale nuk ka marrë reagim. Ai thotë, se zanafilla është në një mbledhje me Drejtoreshën e përgjithshme Elira Demiraj, ku kjo e fundit e ka akuzuar, se ka ngritur zërin. Ne jemi drejtuar në Drejtorinë Rajonale të Punësimit Korcë për të sqaruar situatën e dietave të falsifikuara.Aty shmanget përgjegjësia, pasi zyrtarët përgjegjës, nuk janë në detyrë.Pas kësaj situate, Drini mori një vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra, vërejtje, që iu komunikua vetëm me gojë. Drini Xhemollari komunikoi me punonjësin e Auditit dhe ky i fundit pranon, se Drini nuk e ka ofenduar Auditin, por thjesht i ka thënë drejtoreshës se për shkak të shkeljeve do shkojë në burg. Pasi ne shkuam në Drejtorinë e Korcës, u bllokuan të gjitha dietat dhe një ditë më vonë Drinit iu zgjidh kontrata e punës për shkeljen e kodit të etikës dhe kalimin e kompetencave.

Të Fundit