“Në dy seanca 400 mln euro hua”, Murrizi: Presim estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me një vendim të qeverisë për marrjen e huave. Nga foltorja e Kuvendit ai tregoi se çfarë do të ndodh në legjislaturën e re në shtator.

Ai tha se presin estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha në datë 9 shtator.

 “Megjithëse ministrja e Financave nuk është në sallë, pas 30 vitesh hiqet neni që detyron qeverisë që të ulë borxhin publik. Është akt që i zgjidh qeveris që të marr borxh sa i teket. E dyta, është shtim i shpenzimit, për të rimëkëmbur ekonominë. Shpenzime që nuk justifikohen. Po rrisni borxhin publik, në dy seanca 400 mln euro hua. Çfarë është kjo heshtje nga ju që keni artikuluar kaq e kaq deklarata shtypi, nuk kam dëgjuar një deklaratë nga partia e Lulit që i donte listat 100% të hapura. Apo pret shtatorin për t’u ulur në prehrin e tjetrit, do të dalin lakuriq këta dashnorët e mëdhenj të listave të hapura.Këtu do të jeni rrogëtarë, duhet të jepni dorëheqjen. Bëjeni për akt moral. Kalimtarë në këtë botë o pseudo deputetë, o ju galaktikë që mezi prisni të hyni në shtator. Lërini mandatet të vijnë ata që duan qytetarët. Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi tani pas zgjedhjeve, qytetarët kanë votuar sërish. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar nenin që poshtëronte qytetarët. Presim estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha në datë 9 shtator. Kam rastin që në shtator të shoh sesi do të ma dridhni belin ju dy balerinat e turpit të politikës shqiptare. Do të shikojmë se çfarë dredhje beli të radhës do të kemi në shtator.”, tha Murrizi.

Të Fundit