“Në ditë të mira e të vështira”, Kosova ofron ndihmë për përmbytjet

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj, ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në situatën e krijuar nga përmbytjet.

Përmmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai tha se sot ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, të cilit i ka shprehur gatishmërinë për mbështetje.

“Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë”, shkruan Mehaj.

Të Fundit