Ndodh për herë të parë në Shqipëri, një peticion kundër ambasadores Yuri Kim

Për herë të parë në Shqipëri, është shpallur një peticion online kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim.

Peticioni është krijuar në faqen e njohur change.org dhe titullohet “Enough is enough”, në shqip “Mjaft është mjaft!”.

Në peticion thuhet se “Qëndrimet e Znj. Yuri Kim bien ndesh jo vetëm me statusin e saj diplomatik dhe nenin 41 të Konventës së Vjenës, por kanë cënuar fort aftësinë e vendit për të pasur një opozitë serioze ndaj një qeverie që vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportet e veta, e klasifikon thellësisht të korruptuar. Intimidimi i vazhdueshëm ndaj forcave opozitare, ndërhyrja në procesin e tyre te votimeve te brendshme apo trysnia që i bëhet drejtësisë nga Znj. Kim janë shumë shqetësuese pasi minojnë demokracinë dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.”.

Në peticion ka edhe një kërkesë për DASH.

“Si qytetarë shqiptarë dhe miq të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i kërkojmë Departamentit Amerikan te Shtetit që përfaqësuesja e SHBA në Shqiperi, Znj. Yuri Kim ti përmbahet statusit diplomatik dhe të ndalojë menjëherë ndërhyrjet brutale në politikën e brendshme dhe institucionet shqiptare!

Peticioni: https://www.change.org/p/ambasador-kim-enough-is-enough

Të Fundit