Ndodh në autostradën Tiranë-Durrës, 32-vjeçarit i vidhet “BMW” në një gomisteri

Një 32-vjeçari i është vjedhur automjeti i tij tip “BMW” në një gomisteri në autostradën Tiranë-Durrës.

Rasti është denoncuar nga shteti D.V., 32 vjeç. Ai ka thënë në komisariatin e Shijakut se dy persona të paidentifikuar i kanë marrë makinën me dhunë.

“Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMW”, dhe janë larguar”, njofton policia.

Të Fundit