Ndihmoi emigrantët e paligjshëm, dënohet me 13 vite burg ish-kryebashkiaku në Itali – Stop
Bota, Të Gjitha

Ndihmoi emigrantët e paligjshëm, dënohet me 13 vite burg ish-kryebashkiaku në Itali

Ndonëse ai ishte një kryebashkiak që hapi dyert për refugjatët, drejtësia italiane e dënon me 13 vite burg i akuzuar se ka ndihmuar emigracionin e paligjshëm.

Bëhet fjalë për Domenico “Mimmo” Lucano, ish-kryebashkiaku i Riace, një qytet i vogël në rajonin e Kalabrisë në jug të Italisë, i cili pas vendimin të gjykatës u mirëprit nga mbështetës të shumtë .

“Nuk mund ta duroj. Rrugët janë plot me njerëz të zemëruar, duan t’i shkruajnë Papës, Presidentit të Republikës, kjo është ajo që ata duan të bëjnë”, tha Domenico Lucano ish-kryebashkiak i Riace. 

Prokurorët pretenduan se Lucano lehtësoi martesat midis burrave të Riace dhe emigranteve të huaja për të marrë lejet për të jetuar në Itali.“Unë jam i bindur se në fund Mimmo Lucano do të shfajësohet. Një njeri i drejtë, antitezë e një krimineli,  njeri që hapi zemrën dhe komunitetin e tij për njerëzimin. U shqetësova nga dënimi””, tha Luigi Di Magistris, kryebashkiak i Napolit. Kur Lucano ishte kryebashkiak i Riace, ajo u quajt “qyteti i mirëseardhjes” për emigrantët.

Lucano  ka mohuar akuzat  për shpërdorim detyre. Avokatët do të apelojnë dënimin dhe ai nuk do të burgoset deri në pritje të apelit përfundimtar.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *