Ndërtimi i Portit të Durrësit, Balluku: Punëson 12 mijë persona, do ndërtohen…

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaron se investimi në Portin e Durrësit vjen nga kompania Syphony, pranë e Mohamed Alabbar dhe në këtë projekt do të punësohen 12 mijë persona, përgjatë të gjitha fazave të ndërtimit.

Sipas ministres, pjesë e projekti do jenë edhe 12 mijë banesa sociale përveç 5 hoteleve edhe objekteve të tjera.

Investimi vjen nga kompania Siphony, që është pronë e z. Alabar. Është një projekt që përfshin 79 hektarë nga Porti i Durrësit. Ndërtimi i marinës dhe strukturave akomoduese synon punësimin e 12 mijë punonjësve, përgjatë të gjitha fazave. Projekti do të përbëhet nga mbi 12 mijë banesa sociale, 5 hotele, dhe gjithsej 850 dhoma, përfshin 80 mijë metra katror park dhe hapësira, të përhapura 700 metra plazh të gjatë dhe 280 për anije. Faza e projektit përfshin zhvillimin e një zone prej 23 hektarë në fazën e parë. Porti i peshkimit është pjesë e projektit, nuk do të preket, nuk do të ndërtohet aty, do të përmirësohen vetëm strukturat. Aty është parashikuar ngritja e një strukture të përgjithshme, që do të ofrojë shërbime. Janë marrë të gjitha masat edhe për të mos pasur konflikt. Faza e parë parashikon ngritjen e 4 mijë apartamenteve. Projekti do të përmirësojë pamjen e qytetit, ekonominë e gjithë vendit, e mbi të gjitha do të kthejë Shqipërinë në pikën më atraktive turistike”,- tha Balluku.

Të Fundit