Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare ish-balerina Hueyda El Sayed

Artistja shqiptare Hueyda El Saied është shuar në moshën 46-vjeçare. Lajmin e konfirmoi në një postim në rrjetet sociale Bledi Strakosha.

“Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë.”

Për ndarjen nga jeta të artistes reagoi edhe Altin Hazizaj. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan: Hueyda nga sot je një engjëll në parajse! Sa zemra e shpirtra ke prekur e ju ke dhënë dashurinë e mirësinë tënde, që e kishe të pakufizuar! Kemi folur deri vonë po asnjëherë nuk më the se sa serioze paska qenë kjo sëmundje! E kishim lënë të flisnim e për të më treguar kur të vije në Tiranë, por ti nuk erdhe më. Kjo është e fshehta jote më e madhe! Mirësia tënde nuk donte ta pranonte që këtë lajm ta ndajë edhe me miqtë e tu më të mire! Një Zot e di sesa do të na mungosh! I love you.

E lindur në Shqipëri dhe me origjinë nga Sudani, El Saied jetonte prej vitesh tashmë në Luksemburg me bashkëshortin Thierry dhe djalin e vogël, Gabriel.

Hueyda El Saied ishte një figurë tejet e njohur për publikun shqiptar. Ajo ishte një artiste multidimensionale: Prezantuese, balerinë, këngëtare, piktore e madje edhe shkrimtare.

El Saied mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë, me të cilën nuk mundi ta fitonte betejën.

Gabriel është djali i parë i Hyedës, i cili lindi më 11 Janar 2015 nga lidhja e saj me francezin Michael Tamisier me të cilin u nda në vitin 2017. Me të Hueyda ishte rreth 5 vite që e njihte dhe 3 vite që bashkëjetonte. Ndarja e tyre u komentua gjatë ne media pasi ishte vetë Hueyda që deklaroi se ai e kishte tradhtuar.

Fill pas ndarjes së saj me partnerin francez, Hueyda u takua me Thierry Grosjean, mik i saj prej disa kohësh në Luksemburg ku ajo i tregonte atij dhimbjen që i kishte shkaktuar lidhja me ish-partnerin e saj, Michael. Në atë kohë Thierry i deklaroi asaj dashurinë që ai kishte prej 5 vitesh për të dhe ky do të ishte një moment shumë i rëndësishëm në jetën e Hueydës.

Ajo u dashurua me Tiery dhe ndërtuan së bashku një jetë të re në Luksemburg. Hueyda punonte në një bankë në Luksemburg./tvklan.al

Të Fundit