Ndahet nga jeta mjeku i njohur onkolog, vëllai i Ismail Kadaresë

Mjeku i njohur onkolog Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme.

Mësohet se doktori i njohur po luftonte prej më pak se një viti me një sëmundje të rëndë.

Lajmi i vdekjes së tij është bërë i ditur nga vajza, Jorina Kadare, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” para pak minutash.

“Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Shahin Kadare. Varrimi behet ditën e enjte, dt 18. 11. 2021, ora 12.00 ne Tufinë.

Ceremonia mortore do te zhvillohet ne ambientet e Funerale Home ALBA 2000, rruga e Dibres, Nr. 302, pranë Medresesë, te mërkurën ora 15.00- 20.00 dhe te enjten ora 9.00- 12.00.

Vizitat do te zhvillohen ditën e premte deri te dielën, paradite nga ora 10.00 – 13.00 dhe mbasdite nga ora 16.00 – 20.00 ne ambientet e Piazza:, shkruan vajza..

Shahin Kadare ishte një autoritet i rëndësishëm shkencor në onkologji. Ai ka kontribuar me studime për diagnostikimin e tumoreve dhe trajtimin e tyre.

Përveç mjekësisë, ai ishte dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990.

Ai shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe vende të tjera, por iu rikthye sërish profesionit të mjekut.

Të Fundit