Nard Ndoka: Beteja e Albulenës u zhvillua aty ku sot vjen “Sulltan” Erdogani, mbetën të vrarë 30 mijë ushtarë…

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka reaguar për ardhjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Shqipëri në ditën e vdekjes së heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

I revoltuar Ndoka shkruan se beteja e Albulenës u zhvillua fiks në atë vend ku është sot Erdogani, në vendin ku mbetën të vrarë 30 mijë ushtarë.

Postimi i plotë i Nokës:

Lavdi Gjergj Gjon Kastrioti??
Heroi ynë Kombëtar
Atlet i Krishtërimit Europian!
Mbas 554 vitesh, vjen për kafe provokimi “Sulltan” Erdogani, takohet me “Jeniçer” Ramën. Beteja e Albulenës u zhvillua fiks në atë vend ku sot vjen Erdogani!
Aty mbetën mbi 30 mijë ushtarë turq ku u kap rob edhe tradhtari Hamza.

Të Fundit