Nafta falas për fermerët/ Rama: Brenda Shtatorit do mbështeten edhe 9,000 të tjerë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mbështetja për fermerët me naftën falas do të vijojë.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se deri më sot janë shpërndarë kartat për 27. 000 fermerë ndërsa shton se brenda Shtatorit do të mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë.

“Me lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën falas, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda Shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Të Fundit