“Na zuri pritë për herë të dytë”, flet vajza që u dhunua me të motrën në Tiranë: Po bënim pazar kur na sulmoi

Mirela Ruko, vajza e cila u dhunua pak ditë më parë nga 30 vjeçari Denis Telo, ka dhënë një intervistë për media ku tregoi se si ndodhi ngjarja.

Ajo rrëfeu se kishte dalë bashkë me të motrën për pazar, kur ishin sulmuar nga 30-vjeçari, për të cilin tha se nuk e njihte më parë.

“Nuk mund ta besoja se më ndodhi mua. Isha duke bërë pazaret kur dikush goditi Albinën. E ka hedhur përtokë dhe pas këtij momenti, na u vërsul me grushte derisa ndërhynë qytetarët. Më pas, kur u drejtuam drejt komisariatit, jemi sulmuar për të dytën herë nga ky person që na bëri pritë.

Ajo që na bën më shumë habi është se nuk e njihnim pavarësisht se kalonte në rrugicën e lagjes time çdo ditë.

Kishte dhe 8 kallëzime të tjera, një numër i lartë që policia ta lërë në gjendje të lirë.”, tregoi Mirela duke paralajmëruar një padi ndaj Denisit dhe institucioneve që nuk kanë vepruar ndaj tij.

“Qytetarët na kanë ardhur në ndihmë. Po të mos ishte për ndihmën e qytetarëve nuk e di deri ku do të shkonte Denisi.

Ai na gjuajti dy herë. Jemi bërë katër vajza, dy të tjera që janë dhunuar nga Denisi, për të vazhduar çështjen bashkërisht për një padi kolektive ndaj tij dhe institucioneve që e kanë lënë të lirë.”, tha ajo.

Të Fundit