Muaji i Trashëgimisë, ministrja Margariti: Pas 30 vitesh rikthehen gërmimet arkeologjike në Belsh

Në kuadër të “Ditëve të Trashëgimisë”, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka sjellë në vëmendje sot faktin se zbulimet e reja të termes romake po dalin përmes gërmimeve arkeologjike në Belsh.

Pas 30 vjetësh Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Fakulteti i Histori-Filologjisë rikthyen gërmimet arkeologjike në Belsh, duke nxjerrë në dritë rezultate mbresëlënëse të një terme të periudhës romake.

Ky zbulim i veçantë do të jetë një vlerë e shtuar për zonën e Belshit, duke sjellë njohuri më të thelluara të shtresave të historisë, e gjithashtu, duke e pasuruar zonën me një vendbanim të ri arkeologjik.

Objekti i zbuluar mendohet të jetë pjesë e një kompleksi rural i tipit “Villa Rustica”, e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit.

Restauratorët e Institutit po punojnë për projektin e konservimit dhe restaurimit të monumentit, me qëllim kthimin e tij si të vizitueshëm nga turistët.

Të Fundit