Moti i keq dhe Covid-19 mbyll disa nga ambasadat e Shqipërisë në 4 shtete

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe pandemisë Covid-19 do të ketë ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë.

Përmes një njoftimi të bërë publik në faqen zyrtare të “Facebook”, MEPJ bën të ditur se do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Stambollit, Ankarasë, Mynih, Romë dhe Athinë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Në raste emergjencash, lutem kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

Stamboll: +905459461456

Ankara: +905449622617

Mynih: +4915237913997

Romë: +393420498192

Athinë: +306941658183,”-informon ministria.

Të Fundit