“Mos shko në spital se vdes”/ Rama: Duhet t’i japim besim dhe siguri qytetarit! Po të ishte ashtu…

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk duhet të krijohet ideja se nëse shkon në spital vdes ose të grabisin. Gjatë një konference me gazetarët, Kryeministri tha se nëpër spitali bëhen cdo vit 90 mijë operacione.

“Është e rëndësishme që të kuptohet që rritja e cilësisë së shërbimit, rritja e integritetit profesional lidhet me ekspozimin e çdo rasti dhe kjo për ne është një lajm i mirë, sepse është një e keqe më pak në gjithë sistemin, por lidhet edhe me nevojën për ti dhënë njerëzve qetësi, për ti dhënë siguri dhe për ti mos i ekspozuar njerëzve një panoramë që duket sikur në spitalet e Shqipërisë kush shkon vdes, kush shkon grabitet.

Po të ishte kështu, këtu ne do ishim në kushtet kur do kishim qindra mijëra njerëz o të vdekur o të grabitur që nuk është rasti. Janë 65 mijë operacione që bëhen cdo vit në Shqipëri. Plus ndërhyrjet ivazive shkojnë 90 mijë prekje në trupin e njerëzve”, tha Rama.

Të Fundit