Mori shtëpinë me kredi, pas nje viti e nxjerr përmbarimi nga shtëpia.

Jorida Davidhi, banuese në Tiranë, tregon, se në vitin 2013 ka marrë një kredi të butë përmes bashkisë dhe një institucioni financiar. Jorida dorëzoi të gjitha dokumentet dhe banka coi ekspertin, që të verifikonte shtëpinë.Eksperti Panajot Soko shpjegon, se ekspertët, vec vlerësimit, verifikojnë edhe regjistrat në hipotekë.Deri këtu cdo gjë ishte në rregull, por pas një viti e gjysmë përmbaruesi i kërkon Joridës të dalë jashtë, pasi prona ishte lënë kolateral për një kredi të marrë nga një tjetër person. Në ankandin e organizuar prona del dyqan dhe dokumentat e Joridës nuk ishin për atë pronë. Ndërkohë shtëpia e saj me dokumente ishte një kat më lart.

Denoncuesja Jorida Davidhi tregon, se hapi një proces ndaj personit, që qëndronte në katin e parë, duke fituar shkallën e parë të gjyqit. Por banka i kërkon, që të vazhdojë të paguajë kredinë.Jorida sot ka 8 vite, që paguan kredinë dhe nga ana tjetër jeton në shtëpi me qira. Avokati Kondi Ilia,shpjegon, se zgjidhja është vetëm Gjykata e Apelit. Vendimi është apeluar në vitin 2017 dhe është jashtë cdo afati ligjor.

Të Fundit