Mori ryshfet për të kryer një operacion, hetohet mjekja në Berat

Procedohet penalisht një mjeke gjinekologe e Spitalit Rajonal Berat për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas një hetimi 5 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në mënyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacioneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të Fundit