Monika Kryemadhi: Vajzat eskorta të bosëve të drogës, djemtë roje në shtëpitë e barit

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur lidhur me përfshirjen e të rinjve shqiptarë bë politik.

Gjatë fjalës së saj në parlament, Kryemadhi tha se të rinjtë nuk kanë para për të blerë vota,siç bën sipas saj, qeveria.

Kryetarja e LSI thotë se për këtë arsye të rinjtë detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajzat eskorta të kriminelëve të drogës.

“Për tu rikthyer tek ministrja e Rinisë, Buzhaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh një duhet të kuptosh një gjë e nderuar që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për tu bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi u ndal tek kriza energjetike si edhe tek çështja e inceneratorëve. Ajo u shpreh se përgjegjës kryesor për krizën energjetike në vend është qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama.

Të Fundit