Mollë sherri e vrasjes në Kavajë/ Nëna e tre fëmijëve me jetë luksoze, pronare e një agjensie turistike.

Marsida Qatja, 30 vjeçarja është “molla e sherrit” për ngjarjen e ndodhur në Kavajë ku humbi jetën një person dhe mbeti i plagosur një tjetër.
30 vjeçarja është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg në një nga vendet e BE-së.
Në rrjetet sociale ajo reklamon jetën luksoze, udhëtime me avione private ndërsa është edhe pronare e një agjencie udhëtimesh.
Qatja nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ajo prej kohësh është nën hetim për mashtim.

Nëpërmjet agjensisë turistike, 30 vjeçarja ka përfituar dhjetra miliona lekë nga biletat, duke mashtruar kështu shumë qyetarë.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23 e 30 tek banesa e shtetases Marsida Qatja ka shkuar shtetasi Dritan Haxholli, i cili ka pasur me vete edhe një armë zjarri automatik dhe me qytën e armës ka goditur dritaren e kuzhinës së banesës së shtetases Marsida Qatja.
Qatja ka komunikuar me viktimën duke i thënë që të vinte brenda për t’u sqaruar dhe në vijim ajo ka hapur derën e banesës së sak. Në këto momente Haxholli është futur në derë me armë në dorë dhe ka konstatuar se në banesë ndodhej shtetasi Bledar Toçi. Dritan Haxholli ka qëlluar me armë në drejtim të Toçit duke plagosur atë ku dhe në këto momente shtetasi Bledar Toci ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë që kishte me vete dhe ka shkëmbyer zjarr me shtetasin Dritan Haxholli i cili ka mbetur i vdekur

Të Fundit