Mjekja në Gjermani: Vaksina anti-COVID nuk shkakton sterilitet, e provuar nga studime

Vaksinat kundër COVID-19 nuk shkaktojnë probleme me fertilitetin, sipas studimeve shkencore që janë kryer në këtë fushë. Kështu u shpreh për Euronews Albania Aurora Meta Dollenberg, mjeke në Gjermani.

Ka një frikë se vaksina ka ndikim në fertilitet. Deri pak muajsh nuk kishte studime, mirëpo tani kemi studime që vaksinat e COVID-19 nuk ka ndikim negativ te fertiliteti”, tha mjekja.

Për këtë, ajo tha se të rinjtë në Shqipëri duhen të mos jenë skeptikë por të marrin vaksinën, pasi sipas saj duhet pasur besim te shkenca.

“Shqipëria po dallohet me skepticizmin e saj dhe kjo është produkt i një mosbesimi te shkenca apo te sistemi shëndetësor”, tha znj. Dollenberg.

Në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, mjekja informoi se në Gjermani prindërit kanë qenë skeptikë për vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, por nga vaksinat që janë bërë deri tani rezultatet janë pozitive.

“Nuk ka pasur mungesë tolerance, apo komplikacione të rënda, vetëm ndonjë alergji të vogël”, u shpreh ajo.

Të Fundit