Mjekët gjejnë dhe heqin 50 bateri në stomakun e një gruaje

Mjekët në Irlandë gjetën dhe hoqën 46 bateri nga stomaku dhe zorrët e një gruaje 66-vjeçare, e cila kishte gëlltitur gjithsej 55 të tilla.

Një raport i incidentit, i botuar të enjten në Gazetën Mjekësore të Irlandës, detajoi mbërritjen e pacientes në Spitalin Universitar St. Vincent, ku gjatë kryerjes së rrezeve X u zbuluan objektet e huaja në trupin e saj.

Për mrekulli, asnjë nuk po pengonte traktin e saj gastrointestinal, sipas Live Science.

Mjekët fillimisht vendosën të prisnin me shpresën se ajo do të largonte bateritë nga trupi i saj në mënyrë natyrale. Edhe pse ajo nxori ​​pesë bateri AA në javën e parë, rrezet X pasuese treguan se shumica ishin ende të mbërthyer brenda dhe gruaja filloi të përjetonte dhimbje barku.

 

Pas kësaj, mjekët e operuan dhe i hoqën me sukses 46 prej tyre.

“Për aq sa dimë, ky rast përfaqëson numrin më të lartë të raportuar të baterive të gëlltitura në një moment të vetëm në kohë”, thuhet në artikullin e revistës.

Të Fundit