Mjekët dalin të papunë, ndërpriten kontratat për 1000 punonjës, shkak…

Me hapjen e ciklit të radhës të specializimeve, Ministria e Shëndetësisë ka ndërprerë kontratat e punës së 1000 mjekëve në të gjithë vendin.

Përmes një urdhri të lëshuar javën e kaluar, ministria urdhëron operatorin e kujdesit shëndetësor të mbyllë edhe kontratat e mjekëve që përfundojnë studimet e specializuara afatgjata të cilët edhe paguhen, dhe menjëherë të raportohen vendet vakante që krijohen në këto spitale.

Përpos pakënaqësive që ka shkaktuar ky vendim, Ministria sqaron se kjo është procedura që ndiqet çdo vit, ndërsa vendet vakante do të plotësohen me emrat e mjekëve në listë pritjeje, të cilët janë shpallur fitues në portal.

Të Fundit