Ministrja ekonomisë Ibrahimaj: Ekonomia u rigjallërua, rritja do të vijojë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj në një konferencë për shtyp ka bërë bilancin e ekonomisë për vitin që lamë pas si dhe sfidat për 2022.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj, duke bërë krahasimet më vitin 2020 që lidhet me pandeminë dhe bllokimin, tha se ekonomia në 2021 erdhi në rritje, duke u rigjallëruar.

Ministrja nënvizoi disa sektorë që kanë pësuar rritje, përveç atij të bujqësisë. Ibrahimaj parashikon një rritje prej 4.1% për vitin 2022.

Të ardhurat e këtij viti do të mbyllen me një rritje me 22%. Viti 2020 ka qenë i vështirë. Nëse e krahasojmë me 2019 të ardhurat janë rritur me 11%. Ky rezultat besojmë dhe kemi tregues që ka ardhur si i ndikuar nga ecuria e mirë bizneseve por edhe nga fiskalizimi.

Tek treguesit makroekonomi, që dua të ndalem te punësimi. Norma e papunësisë në tremujorin e tretë arriti normat e vitit 2019. Duke treguar që ekonomia është rigjallëruar. Në 2022 do të flasim për reforma që do të çojnë në zhvillimin mëtejshëm. Me pagat, në tremujorin tretë u rritën me 6.4% në krahasim me një vit më parë.

I vetmi sektor që nuk ka pasur ecuri të kënaqshme është bujqësia. Dhe numri i bizneseve në linjë me zhvillimet ekonomike ka ardhur në rritje. Këto janë tregues që do të vijojnë të ndiqen dhe analizohen me kujdes.

Kemi pasur një ecuri të mirë ekonomike nga ana e prodhimit. Investimet janë ndikuar si nga ato publike, ndërkohë që edhe investimet private kanë shënuar rritje. Ne mendojmë se kjo rritje do të vazhdojë edhe për vitin 2022, sigurisht jo në nivelet e 2021, por planifikojmë një rritje prek 4.1% në vitin 2022”, u shpreh ajo.

Të Fundit